بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ
وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلْبُرُوجِ ﴿١﴾
85:1 Për qiellin me yjësi,
وَٱلْيَوْمِ ٱلْمَوْعُودِ ﴿٢﴾
85:2 për Ditën e premtuar,
وَشَاهِدٍ وَمَشْهُودٍ ﴿٣﴾
85:3 për dëshmitarin dhe për atë që dëshmohet!
قُتِلَ أَصْحَـٰبُ ٱلْأُخْدُودِ ﴿٤﴾
85:4 Mallkuar qofshin njerëzit e Hendekut,
ٱلنَّارِ ذَاتِ ٱلْوَقُودِ ﴿٥﴾
85:5 zjarrit (të ushqyer) me lëndë djegëse,
إِذْ هُمْ عَلَيْهَا قُعُودٌ ﴿٦﴾
85:6 kur rrinin ulur rreth tij,
وَهُمْ عَلَىٰ مَا يَفْعَلُونَ بِٱلْمُؤْمِنِينَ شُهُودٌ ﴿٧﴾
85:7 duke dëshmuar atë që po i bënin besimtarëve!
وَمَا نَقَمُوا۟ مِنْهُمْ إِلَّآ أَن يُؤْمِنُوا۟ بِٱللَّهِ ٱلْعَزِيزِ ٱلْحَمِيدِ ﴿٨﴾
85:8 Ata i munduan besimtarët, vetëm pse këta i besuan Allahut, të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd,
ٱلَّذِى لَهُۥ مُلْكُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۚ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ شَهِيدٌ ﴿٩﴾
85:9 të Cilit i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës dhe që është Dëshmitar i çdo gjëje.
إِنَّ ٱلَّذِينَ فَتَنُوا۟ ٱلْمُؤْمِنِينَ وَٱلْمُؤْمِنَـٰتِ ثُمَّ لَمْ يَتُوبُوا۟ فَلَهُمْ عَذَابُ جَهَنَّمَ وَلَهُمْ عَذَابُ ٱلْحَرِيقِ ﴿١٠﴾
85:10 Pa dyshim, ata që i përndjekin besimtarët dhe besimtaret e nuk pendohen, i pret dënimi i Xhehenemit dhe dënimi me djegie.
إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ لَهُمْ جَنَّـٰتٌ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَـٰرُ ۚ ذَٰلِكَ ٱلْفَوْزُ ٱلْكَبِيرُ ﴿١١﴾
85:11 Kurse për ata, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të ketë kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Kjo është fitorja madhështore.
إِنَّ بَطْشَ رَبِّكَ لَشَدِيدٌ ﴿١٢﴾
85:12 Vërtet, ndëshkimi i Zotit tënd është i ashpër!
إِنَّهُۥ هُوَ يُبْدِئُ وَيُعِيدُ ﴿١٣﴾
85:13 Vërtet, Ai e zë fill krijimin dhe e përsërit atë.
وَهُوَ ٱلْغَفُورُ ٱلْوَدُودُ ﴿١٤﴾
85:14 Ai është Falësi i madh, i Dhembshuri,
ذُو ٱلْعَرْشِ ٱلْمَجِيدُ ﴿١٥﴾
85:15 Zotëruesi i Fronit të Lavdishëm,
فَعَّالٌ لِّمَا يُرِيدُ ﴿١٦﴾
85:16 Vepruesi i gjithçkaje që dëshiron.
هَلْ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ٱلْجُنُودِ ﴿١٧﴾
85:17 A e ke dëgjuar ndodhinë e ushtrive
فِرْعَوْنَ وَثَمُودَ ﴿١٨﴾
85:18 të Faraonit dhe të fisit Themud?
بَلِ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ فِى تَكْذِيبٍ ﴿١٩﴾
85:19 E megjithatë, ata që nuk besojnë, vazhdojnë ta quajnë atë (Kuranin) të rremë,
وَٱللَّهُ مِن وَرَآئِهِم مُّحِيطٌۢ ﴿٢٠﴾
85:20 ndonëse Allahu është pas tyre e i ka nën kontroll.
بَلْ هُوَ قُرْءَانٌ مَّجِيدٌ ﴿٢١﴾
85:21 Përkundrazi, ai është një Kuran i lavdishëm,
فِى لَوْحٍ مَّحْفُوظٍۭ ﴿٢٢﴾
85:22 në Pllakën e Ruajtur mirë (Leuhi Mahfûdh).