بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ
سَأَلَ سَآئِلٌۢ بِعَذَابٍ وَاقِعٍ ﴿١﴾
70:1 Dikush kërkoi një dënim të shpejtë.
لِّلْكَـٰفِرِينَ لَيْسَ لَهُۥ دَافِعٌ ﴿٢﴾
70:2 Për jobesimtarët askush nuk mund ta ndalojë atë (dënim),
مِّنَ ٱللَّهِ ذِى ٱلْمَعَارِجِ ﴿٣﴾
70:3 (që vjen) nga Allahu, Zoti i Rrugëve të Ngjitjes.
تَعْرُجُ ٱلْمَلَـٰٓئِكَةُ وَٱلرُّوحُ إِلَيْهِ فِى يَوْمٍ كَانَ مِقْدَارُهُۥ خَمْسِينَ أَلْفَ سَنَةٍ ﴿٤﴾
70:4 Tek Ai ngjiten engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), në një ditë që zgjat sa pesëdhjetë mijë vjet.
فَٱصْبِرْ صَبْرًا جَمِيلًا ﴿٥﴾
70:5 Prandaj, duro, me durim të hijshëm.
إِنَّهُمْ يَرَوْنَهُۥ بَعِيدًا ﴿٦﴾
70:6 Ata e mendojnë atë (dënim) të largët,
وَنَرَىٰهُ قَرِيبًا ﴿٧﴾
70:7 kurse Ne e shohim të afërt.
يَوْمَ تَكُونُ ٱلسَّمَآءُ كَٱلْمُهْلِ ﴿٨﴾
70:8 Atë Ditë qielli do të bëhet si llumi i vajit
وَتَكُونُ ٱلْجِبَالُ كَٱلْعِهْنِ ﴿٩﴾
70:9 e malet do të bëhen si lesh i shprishur,
وَلَا يَسْـَٔلُ حَمِيمٌ حَمِيمًا ﴿١٠﴾
70:10 Shoku s’do të pyesë për të shokun,
يُبَصَّرُونَهُمْ ۚ يَوَدُّ ٱلْمُجْرِمُ لَوْ يَفْتَدِى مِنْ عَذَابِ يَوْمِئِذٍۭ بِبَنِيهِ ﴿١١﴾
70:11 edhe pse do të vihen të shohin njëri-tjetrin. Për të liruar veten nga dënimi i asaj dite, fajtori do të sakrifikonte me gjithë qejf fëmijët e vet,
وَصَـٰحِبَتِهِۦ وَأَخِيهِ ﴿١٢﴾
70:12 edhe gruan, edhe vëllanë e vet,
وَفَصِيلَتِهِ ٱلَّتِى تُـْٔوِيهِ ﴿١٣﴾
70:13 edhe farefisin, që i gjendej pranë (ne jetën e Tokës),
وَمَن فِى ٱلْأَرْضِ جَمِيعًا ثُمَّ يُنجِيهِ ﴿١٤﴾
70:14 si dhe të gjithë ata që gjenden në faqe të Tokës, nëse kjo do të mund ta shpëtonte.
كَلَّآ ۖ إِنَّهَا لَظَىٰ ﴿١٥﴾
70:15 Por jo, (fajtori do të hidhet në zjarr)! Ai është zjarr flakërues,
نَزَّاعَةً لِّلشَّوَىٰ ﴿١٦﴾
70:16 që e shkul (dhe e djeg) krejtësisht skalpin e kokës.
تَدْعُوا۟ مَنْ أَدْبَرَ وَتَوَلَّىٰ ﴿١٧﴾
70:17 Ai thërret këdo që (i) ka kthyer shpinën e (i) është larguar (besimit),
وَجَمَعَ فَأَوْعَىٰٓ ﴿١٨﴾
70:18 dhe që ka grumbulluar (pasuri) dhe e ka fshehur.
۞ إِنَّ ٱلْإِنسَـٰنَ خُلِقَ هَلُوعًا ﴿١٩﴾
70:19 Vërtet që njeriu është krijuar i paqëndrueshëm:
إِذَا مَسَّهُ ٱلشَّرُّ جَزُوعًا ﴿٢٠﴾
70:20 kur atë e godet e keqja, ai ligështohet fort,
وَإِذَا مَسَّهُ ٱلْخَيْرُ مَنُوعًا ﴿٢١﴾
70:21 por, kur i bie e mira, ai bëhet koprrac.
إِلَّا ٱلْمُصَلِّينَ ﴿٢٢﴾
70:22 Përjashtim bëjnë ata që falen,
ٱلَّذِينَ هُمْ عَلَىٰ صَلَاتِهِمْ دَآئِمُونَ ﴿٢٣﴾
70:23 e që janë të vazhdueshëm në faljet e tyre;
وَٱلَّذِينَ فِىٓ أَمْوَٰلِهِمْ حَقٌّ مَّعْلُومٌ ﴿٢٤﴾
70:24 e që caktojnë një pjesë të pasurisë së tyre
لِّلسَّآئِلِ وَٱلْمَحْرُومِ ﴿٢٥﴾
70:25 për lypësin dhe për nevojtarin;
وَٱلَّذِينَ يُصَدِّقُونَ بِيَوْمِ ٱلدِّينِ ﴿٢٦﴾
70:26 e që besojnë në Ditën e Llogarisë (Gjykimit);
وَٱلَّذِينَ هُم مِّنْ عَذَابِ رَبِّهِم مُّشْفِقُونَ ﴿٢٧﴾
70:27 e që frikësohen nga dënimi i Zotit të tyre,
إِنَّ عَذَابَ رَبِّهِمْ غَيْرُ مَأْمُونٍ ﴿٢٨﴾
70:28 - vërtet që askush nuk është i sigurt prej dënimit të Zotit të vet -;
وَٱلَّذِينَ هُمْ لِفُرُوجِهِمْ حَـٰفِظُونَ ﴿٢٩﴾
70:29 e që e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme),
إِلَّا عَلَىٰٓ أَزْوَٰجِهِمْ أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَـٰنُهُمْ فَإِنَّهُمْ غَيْرُ مَلُومِينَ ﴿٣٠﴾
70:30 përveçse ndaj bashkëshorteve dhe skllaveve të veta - në këtë rast nuk meritojnë qortim,
فَمَنِ ٱبْتَغَىٰ وَرَآءَ ذَٰلِكَ فَأُو۟لَـٰٓئِكَ هُمُ ٱلْعَادُونَ ﴿٣١﴾
70:31 por kush kërkon jashtë këtyre caqeve, pikërisht ata janë shkelësit -;
وَٱلَّذِينَ هُمْ لِأَمَـٰنَـٰتِهِمْ وَعَهْدِهِمْ رَٰعُونَ ﴿٣٢﴾
70:32 e që i ruajnë amanetet dhe i plotësojnë besëlidhjet e tyre;
وَٱلَّذِينَ هُم بِشَهَـٰدَٰتِهِمْ قَآئِمُونَ ﴿٣٣﴾
70:33 e që gjithnjë dëshmojnë drejt;
وَٱلَّذِينَ هُمْ عَلَىٰ صَلَاتِهِمْ يُحَافِظُونَ ﴿٣٤﴾
70:34 e që i falin namazet rregullisht.
أُو۟لَـٰٓئِكَ فِى جَنَّـٰتٍ مُّكْرَمُونَ ﴿٣٥﴾
70:35 Pikërisht ata do të jenë të nderuar në kopshtet e Xhenetit.
فَمَالِ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ قِبَلَكَ مُهْطِعِينَ ﴿٣٦﴾
70:36 Ç’është kështu me jobesimtarët, që nxitojnë drejt teje
عَنِ ٱلْيَمِينِ وَعَنِ ٱلشِّمَالِ عِزِينَ ﴿٣٧﴾
70:37 djathtas e majtas, grupe-grupe?!
أَيَطْمَعُ كُلُّ ٱمْرِئٍ مِّنْهُمْ أَن يُدْخَلَ جَنَّةَ نَعِيمٍ ﴿٣٨﴾
70:38 A mos çdonjëri prej tyre shpreson të hyjë në Kopshtin e Lumturisë?
كَلَّآ ۖ إِنَّا خَلَقْنَـٰهُم مِّمَّا يَعْلَمُونَ ﴿٣٩﴾
70:39 Kurrsesi! Vërtet që ata e dinë nga çfarë i kemi krijuar!
فَلَآ أُقْسِمُ بِرَبِّ ٱلْمَشَـٰرِقِ وَٱلْمَغَـٰرِبِ إِنَّا لَقَـٰدِرُونَ ﴿٤٠﴾
70:40 Betohem për Zotin e lindjeve dhe të perëndimeve, që Ne jemi të Zotë
عَلَىٰٓ أَن نُّبَدِّلَ خَيْرًا مِّنْهُمْ وَمَا نَحْنُ بِمَسْبُوقِينَ ﴿٤١﴾
70:41 t’i ndërrojmë ata me njerëz më të mirë se ata dhe askush nuk na pengon dot.
فَذَرْهُمْ يَخُوضُوا۟ وَيَلْعَبُوا۟ حَتَّىٰ يُلَـٰقُوا۟ يَوْمَهُمُ ٱلَّذِى يُوعَدُونَ ﴿٤٢﴾
70:42 Andaj, lëri ata të zbaviten me gjëra të kota dhe të luajnë derisa të përballen me Ditën e tyre që u është premtuar,
يَوْمَ يَخْرُجُونَ مِنَ ٱلْأَجْدَاثِ سِرَاعًا كَأَنَّهُمْ إِلَىٰ نُصُبٍ يُوفِضُونَ ﴿٤٣﴾
70:43 Ditën, në të cilën do të dalin nga varrezat duke vrapuar, sikur të ishin duke nxituar drejt një altari,
خَـٰشِعَةً أَبْصَـٰرُهُمْ تَرْهَقُهُمْ ذِلَّةٌ ۚ ذَٰلِكَ ٱلْيَوْمُ ٱلَّذِى كَانُوا۟ يُوعَدُونَ ﴿٤٤﴾
70:44 me shikim të frikësuar e të kapluar nga poshtërimi. Ajo është Dita që u është premtuar atyre!