بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ
سَبِّحِ ٱسْمَ رَبِّكَ ٱلْأَعْلَى ﴿١﴾
87:1 Lavdëro emrin e Zotit tënd, më të Lartit,
ٱلَّذِى خَلَقَ فَسَوَّىٰ ﴿٢﴾
87:2 që ka krijuar gjithçka dhe e ka përpjesëtuar drejt;
وَٱلَّذِى قَدَّرَ فَهَدَىٰ ﴿٣﴾
87:3 që ka caktuar fatin e çdo gjëje dhe ia ka rrëfyer rrugën;
وَٱلَّذِىٓ أَخْرَجَ ٱلْمَرْعَىٰ ﴿٤﴾
87:4 që bën të rriten kullotat
فَجَعَلَهُۥ غُثَآءً أَحْوَىٰ ﴿٥﴾
87:5 dhe pastaj të shndërrohen, të thahen e të vyshken.
سَنُقْرِئُكَ فَلَا تَنسَىٰٓ ﴿٦﴾
87:6 Ne do të të bëjmë ty (Muhamed) të lexosh (Shpalljet Tona), kështu që nuk ke për të harruar,
إِلَّا مَا شَآءَ ٱللَّهُ ۚ إِنَّهُۥ يَعْلَمُ ٱلْجَهْرَ وَمَا يَخْفَىٰ ﴿٧﴾
87:7 përveç asaj që do Allahu. Vërtet, Ai e di të dukshmen dhe çka është e fshehtë.
وَنُيَسِّرُكَ لِلْيُسْرَىٰ ﴿٨﴾
87:8 Do të ta lehtësojmë ty rrugën e drejtë,
فَذَكِّرْ إِن نَّفَعَتِ ٱلذِّكْرَىٰ ﴿٩﴾
87:9 prandaj këshillo, nëse këshilla do të jetë e dobishme!
سَيَذَّكَّرُ مَن يَخْشَىٰ ﴿١٠﴾
87:10 Asaj do t’ia vërë veshin ai që (i) frikësohet (Allahut),
وَيَتَجَنَّبُهَا ٱلْأَشْقَى ﴿١١﴾
87:11 e do t’i shmanget vetëm më i keqi,
ٱلَّذِى يَصْلَى ٱلنَّارَ ٱلْكُبْرَىٰ ﴿١٢﴾
87:12 i cili do të digjet në zjarrin e madh,
ثُمَّ لَا يَمُوتُ فِيهَا وَلَا يَحْيَىٰ ﴿١٣﴾
87:13 ku as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë.
قَدْ أَفْلَحَ مَن تَزَكَّىٰ ﴿١٤﴾
87:14 I shpëtuar është ai që pastrohet,
وَذَكَرَ ٱسْمَ رَبِّهِۦ فَصَلَّىٰ ﴿١٥﴾
87:15 që e përmend emrin e Zotit të vet dhe që fal namaz!
بَلْ تُؤْثِرُونَ ٱلْحَيَوٰةَ ٱلدُّنْيَا ﴿١٦﴾
87:16 Por ju, përkundrazi, më shumë po e parapëlqeni jetën e kësaj bote,
وَٱلْـَٔاخِرَةُ خَيْرٌ وَأَبْقَىٰٓ ﴿١٧﴾
87:17 ndonëse jeta tjetër është më e mirë dhe e amshuar.
إِنَّ هَـٰذَا لَفِى ٱلصُّحُفِ ٱلْأُولَىٰ ﴿١٨﴾
87:18 Kjo, me të vërtetë, ndodhet në Fletët e lashta,
صُحُفِ إِبْرَٰهِيمَ وَمُوسَىٰ ﴿١٩﴾
87:19 në Fletët e Ibrahimit dhe Musait.