بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ
ٱلرَّحْمَـٰنُ ﴿١﴾
55:1 I Gjithëmëshirshmi
عَلَّمَ ٱلْقُرْءَانَ ﴿٢﴾
55:2 ua ka mësuar Kuranin (robërve të Tij),
خَلَقَ ٱلْإِنسَـٰنَ ﴿٣﴾
55:3 ka krijuar njeriun
عَلَّمَهُ ٱلْبَيَانَ ﴿٤﴾
55:4 dhe i ka mësuar atij të folurit e qartë.
ٱلشَّمْسُ وَٱلْقَمَرُ بِحُسْبَانٍ ﴿٥﴾
55:5 Dielli dhe Hëna ndjekin rrugën e caktuar.
وَٱلنَّجْمُ وَٱلشَّجَرُ يَسْجُدَانِ ﴿٦﴾
55:6 Bimët dhe pemët i përulen (Allahut).
وَٱلسَّمَآءَ رَفَعَهَا وَوَضَعَ ٱلْمِيزَانَ ﴿٧﴾
55:7 Ai e ka ngritur qiellin lart dhe ka vënë Balancën (për çdo gjë),
أَلَّا تَطْغَوْا۟ فِى ٱلْمِيزَانِ ﴿٨﴾
55:8 që ju të mos e shkelni atë.
وَأَقِيمُوا۟ ٱلْوَزْنَ بِٱلْقِسْطِ وَلَا تُخْسِرُوا۟ ٱلْمِيزَانَ ﴿٩﴾
55:9 Prandaj matni drejt e mos hani në peshë!
وَٱلْأَرْضَ وَضَعَهَا لِلْأَنَامِ ﴿١٠﴾
55:10 Ai e ka bërë Tokën për krijesat.
فِيهَا فَـٰكِهَةٌ وَٱلنَّخْلُ ذَاتُ ٱلْأَكْمَامِ ﴿١١﴾
55:11 Aty ka fruta të llojllojshme dhe palma hurmash me frutat si bistakë,
وَٱلْحَبُّ ذُو ٱلْعَصْفِ وَٱلرَّيْحَانُ ﴿١٢﴾
55:12 ka drithëra me gjethe e kërcej dhe bimë me erë të mirë.
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿١٣﴾
55:13 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
خَلَقَ ٱلْإِنسَـٰنَ مِن صَلْصَـٰلٍ كَٱلْفَخَّارِ ﴿١٤﴾
55:14 Ai e krijoi njeriun prej baltës së thatë, ashtu si vorba,
وَخَلَقَ ٱلْجَآنَّ مِن مَّارِجٍ مِّن نَّارٍ ﴿١٥﴾
55:15 ndërsa xhindet i krijoi prej flakës së zjarrit.
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿١٦﴾
55:16 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
رَبُّ ٱلْمَشْرِقَيْنِ وَرَبُّ ٱلْمَغْرِبَيْنِ ﴿١٧﴾
55:17 (Ai është) Zoti i dy lindjeve dhe i dy perëndimeve.
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿١٨﴾
55:18 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
مَرَجَ ٱلْبَحْرَيْنِ يَلْتَقِيَانِ ﴿١٩﴾
55:19 Ai i ka lëshuar dy dete që të takohen,
بَيْنَهُمَا بَرْزَخٌ لَّا يَبْغِيَانِ ﴿٢٠﴾
55:20 por, midis tyre ka një pengesë që nuk mund ta kapërcejnë.
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿٢١﴾
55:21 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
يَخْرُجُ مِنْهُمَا ٱللُّؤْلُؤُ وَٱلْمَرْجَانُ ﴿٢٢﴾
55:22 Prej tyre nxirren margaritarë dhe korale.
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿٢٣﴾
55:23 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
وَلَهُ ٱلْجَوَارِ ٱلْمُنشَـَٔاتُ فِى ٱلْبَحْرِ كَٱلْأَعْلَـٰمِ ﴿٢٤﴾
55:24 Atij i përkasin edhe anijet që lundrojnë nëpër dete e që lartohen si male.
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿٢٥﴾
55:25 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
كُلُّ مَنْ عَلَيْهَا فَانٍ ﴿٢٦﴾
55:26 Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket,
وَيَبْقَىٰ وَجْهُ رَبِّكَ ذُو ٱلْجَلَـٰلِ وَٱلْإِكْرَامِ ﴿٢٧﴾
55:27 e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit Tënd, plot Madhëri dhe Nderim.
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿٢٨﴾
55:28 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
يَسْـَٔلُهُۥ مَن فِى ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۚ كُلَّ يَوْمٍ هُوَ فِى شَأْنٍ ﴿٢٩﴾
55:29 Atij i lutet gjithkush që ndodhet në qiej dhe në Tokë e në çdo kohë Ai ushtron fuqinë e gjithëmbarshme.
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿٣٠﴾
55:30 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
سَنَفْرُغُ لَكُمْ أَيُّهَ ٱلثَّقَلَانِ ﴿٣١﴾
55:31 O ju dy barrët e Tokës (njerëz dhe xhinde), së shpejti do të caktojmë gjykimin tuaj!
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿٣٢﴾
55:32 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
يَـٰمَعْشَرَ ٱلْجِنِّ وَٱلْإِنسِ إِنِ ٱسْتَطَعْتُمْ أَن تَنفُذُوا۟ مِنْ أَقْطَارِ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ فَٱنفُذُوا۟ ۚ لَا تَنفُذُونَ إِلَّا بِسُلْطَـٰنٍ ﴿٣٣﴾
55:33 O xhinde dhe njerëz, nëse keni fuqi të përshkoni kufijtë e qiejve dhe të Tokës, atëherë përshkojini ato! Por nuk do të mund ta bëni këtë, përveçse me një fuqi të madhe (nga Allahu)!
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿٣٤﴾
55:34 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
يُرْسَلُ عَلَيْكُمَا شُوَاظٌ مِّن نَّارٍ وَنُحَاسٌ فَلَا تَنتَصِرَانِ ﴿٣٥﴾
55:35 Kundër jush do të dërgohen flakë zjarri dhe tunxh i shkrirë (si dënim për mohimin e dhuntive të Allahut) dhe ju nuk do të mund të mbroheni.
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿٣٦﴾
55:36 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
فَإِذَا ٱنشَقَّتِ ٱلسَّمَآءُ فَكَانَتْ وَرْدَةً كَٱلدِّهَانِ ﴿٣٧﴾
55:37 Veç kur të çahet qielli dhe të bëhet i kuq si trëndafili (në Ditën e Kiametit)!
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿٣٨﴾
55:38 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
فَيَوْمَئِذٍ لَّا يُسْـَٔلُ عَن ذَنۢبِهِۦٓ إِنسٌ وَلَا جَآنٌّ ﴿٣٩﴾
55:39 Atë Ditë njerëzit dhe xhindet nuk do të pyeten për gjynahet e tyre.
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿٤٠﴾
55:40 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
يُعْرَفُ ٱلْمُجْرِمُونَ بِسِيمَـٰهُمْ فَيُؤْخَذُ بِٱلنَّوَٰصِى وَٱلْأَقْدَامِ ﴿٤١﴾
55:41 Keqbërësit do të njihen sipas shenjave dhe do të kapen për ballukesh dhe për këmbësh.
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿٤٢﴾
55:42 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
هَـٰذِهِۦ جَهَنَّمُ ٱلَّتِى يُكَذِّبُ بِهَا ٱلْمُجْرِمُونَ ﴿٤٣﴾
55:43 Ja, ky është Xhehenemi, të cilin e mohonin keqbërësit!
يَطُوفُونَ بَيْنَهَا وَبَيْنَ حَمِيمٍ ءَانٍ ﴿٤٤﴾
55:44 Ata do të sillen në mes të zjarrit dhe ujit të valuar në kulm.
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿٤٥﴾
55:45 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
وَلِمَنْ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِۦ جَنَّتَانِ ﴿٤٦﴾
55:46 Për ata që i frikësohen paraqitjes para Zotit të vet, do të ketë dy kopshte!
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿٤٧﴾
55:47 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
ذَوَاتَآ أَفْنَانٍ ﴿٤٨﴾
55:48 (Kopshtet do të jenë) të mbjellë me pemë që bëjnë hije.
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿٤٩﴾
55:49 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
فِيهِمَا عَيْنَانِ تَجْرِيَانِ ﴿٥٠﴾
55:50 Në ta do të ketë dy burime që rrjedhin.
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿٥١﴾
55:51 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
فِيهِمَا مِن كُلِّ فَـٰكِهَةٍ زَوْجَانِ ﴿٥٢﴾
55:52 Dhe prej çdo frute do të ketë nga dy lloje.
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿٥٣﴾
55:53 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
مُتَّكِـِٔينَ عَلَىٰ فُرُشٍۭ بَطَآئِنُهَا مِنْ إِسْتَبْرَقٍ ۚ وَجَنَى ٱلْجَنَّتَيْنِ دَانٍ ﴿٥٤﴾
55:54 Ata do të jenë të mbështetur në shtroje, anash me armaç mëndafshi e frutat e dy kopshteve do t’i kenë afër sa t’i kapin me dorë.
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿٥٥﴾
55:55 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
فِيهِنَّ قَـٰصِرَٰتُ ٱلطَّرْفِ لَمْ يَطْمِثْهُنَّ إِنسٌ قَبْلَهُمْ وَلَا جَآنٌّ ﴿٥٦﴾
55:56 Atje do të ketë virgjëresha syulur, të cilat para tyre nuk i kanë prekur as njerëz, as xhinde.
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿٥٧﴾
55:57 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
كَأَنَّهُنَّ ٱلْيَاقُوتُ وَٱلْمَرْجَانُ ﴿٥٨﴾
55:58 Ato do të jenë si rubinë dhe korale.
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿٥٩﴾
55:59 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
هَلْ جَزَآءُ ٱلْإِحْسَـٰنِ إِلَّا ٱلْإِحْسَـٰنُ ﴿٦٠﴾
55:60 A ka shpërblim tjetër për të mirën, veç të mirës?!
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿٦١﴾
55:61 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
وَمِن دُونِهِمَا جَنَّتَانِ ﴿٦٢﴾
55:62 Nën këto dy kopshte, do të ketë edhe dy kopshte të tjera.
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿٦٣﴾
55:63 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
مُدْهَآمَّتَانِ ﴿٦٤﴾
55:64 Ato do të jenë të stolisura me gjelbërim.
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿٦٥﴾
55:65 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
فِيهِمَا عَيْنَانِ نَضَّاخَتَانِ ﴿٦٦﴾
55:66 Aty do të jenë dy burime që gulfojnë.
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿٦٧﴾
55:67 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
فِيهِمَا فَـٰكِهَةٌ وَنَخْلٌ وَرُمَّانٌ ﴿٦٨﴾
55:68 Atje do të ketë fruta, palma hurmash dhe shegë.
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿٦٩﴾
55:69 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
فِيهِنَّ خَيْرَٰتٌ حِسَانٌ ﴿٧٠﴾
55:70 Në to do të ketë bukuroshe virtytesh të mrekullueshme.
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿٧١﴾
55:71 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
حُورٌ مَّقْصُورَٰتٌ فِى ٱلْخِيَامِ ﴿٧٢﴾
55:72 (Atje do të ketë) hyri syzeza nëpër tenda.
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿٧٣﴾
55:73 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
لَمْ يَطْمِثْهُنَّ إِنسٌ قَبْلَهُمْ وَلَا جَآنٌّ ﴿٧٤﴾
55:74 Ato hyri nuk i kanë prekur para tyre as njerëz, as xhinde.
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿٧٥﴾
55:75 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
مُتَّكِـِٔينَ عَلَىٰ رَفْرَفٍ خُضْرٍ وَعَبْقَرِىٍّ حِسَانٍ ﴿٧٦﴾
55:76 Ata do të rrinë mbështetur në shtroje të gjelbra e qilima të bukur.
فَبِأَىِّ ءَالَآءِ رَبِّكُمَا تُكَذِّبَانِ ﴿٧٧﴾
55:77 Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!
تَبَـٰرَكَ ٱسْمُ رَبِّكَ ذِى ٱلْجَلَـٰلِ وَٱلْإِكْرَامِ ﴿٧٨﴾
55:78 Qoftë lartësuar emri i Zotit tënd, plot Madhëri dhe Nderim!