QuranQuiz bySALSABIL STUDIO
Open the appOpen app

سورة الإنفطار

Sureja Al-Infitar në shqip

19 ajete · sureja 82 nga 114

🌐 Translation: Shqip

Englishالعربية (بلا ترجمة)اردوBahasa IndonesiaBahasa MelayuTürkçeFrançaisDeutschEspañolPortuguêsItalianoNederlandsРусскийفارسیবাংলাहिन्दीSoomaaliKiswahiliHausaShqipBosanskiAzərbaycancaOʻzbekcha中文日本語한국어ภาษาไทยTiếng ViệtTagalogپښتوPolskiSvenskaNorskSuomiČeštinaRomânăБългарскиУкраїнськаעבריתதமிழ்മലയാളംతెలుగుमराठीગુજરાતીनेपालीසිංහලঅসমীয়াسنڌيدریKurdîދިވެހިئۇيغۇرچەአማርኛAfaan OromooYorùbáKinyarwandaBamanankanChiyaoTamaziɣtMëranawТоҷикӣҚазақшаТатарчаភាសាខ្មែរEnglish (Abdel Haleem)

Përkthimi: Hasan Efendi Nahi

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

إِذَا ٱلسَّمَآءُ ٱنفَطَرَتْ ﴿١﴾

82:1 Kur qielli të çahet

وَإِذَا ٱلْكَوَاكِبُ ٱنتَثَرَتْ ﴿٢﴾

82:2 dhe yjet të derdhen;

وَإِذَا ٱلْبِحَارُ فُجِّرَتْ ﴿٣﴾

82:3 kur detet të përzihen

وَإِذَا ٱلْقُبُورُ بُعْثِرَتْ ﴿٤﴾

82:4 dhe varret të rrotullohen,

عَلِمَتْ نَفْسٌ مَّا قَدَّمَتْ وَأَخَّرَتْ ﴿٥﴾

82:5 atëherë çdokush do të mësojë për veprat që ka bërë dhe që ka lënë pa bërë.

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلْإِنسَـٰنُ مَا غَرَّكَ بِرَبِّكَ ٱلْكَرِيمِ ﴿٦﴾

82:6 O njeri, ç’të mashtroi ty që nuk i besove Zotit tënd bujar,

ٱلَّذِى خَلَقَكَ فَسَوَّىٰكَ فَعَدَلَكَ ﴿٧﴾

82:7 i Cili të krijoi ty, të dha përmasa të rregullta dhe të harmonizoi

فِىٓ أَىِّ صُورَةٍ مَّا شَآءَ رَكَّبَكَ ﴿٨﴾

82:8 dhe, që të ka mbrujtur në çfarëdo forme që ka dashur?!

كَلَّا بَلْ تُكَذِّبُونَ بِٱلدِّينِ ﴿٩﴾

82:9 Por jo! Ju e quani të gënjeshtërt Gjykimin (pas ringjalljes),

وَإِنَّ عَلَيْكُمْ لَحَـٰفِظِينَ ﴿١٠﴾

82:10 ndonëse mbi ju ka rojtarë (që ju vëzhgojnë),

كِرَامًا كَـٰتِبِينَ ﴿١١﴾

82:11 shënues të nderuar,

يَعْلَمُونَ مَا تَفْعَلُونَ ﴿١٢﴾

82:12 që dinë gjithçka që bëni.

إِنَّ ٱلْأَبْرَارَ لَفِى نَعِيمٍ ﴿١٣﴾

82:13 Vërtet, punëdrejtët do të jenë në Xhenet,

وَإِنَّ ٱلْفُجَّارَ لَفِى جَحِيمٍ ﴿١٤﴾

82:14 kurse fajtorët, me siguri, do të jenë në Zjarrin flakërues,

يَصْلَوْنَهَا يَوْمَ ٱلدِّينِ ﴿١٥﴾

82:15 në të cilin do të digjen në Ditën e Gjykimit,

وَمَا هُمْ عَنْهَا بِغَآئِبِينَ ﴿١٦﴾

82:16 pa mundur t’i shmangen atij.

وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا يَوْمُ ٱلدِّينِ ﴿١٧﴾

82:17 E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Dita e Gjykimit?

ثُمَّ مَآ أَدْرَىٰكَ مَا يَوْمُ ٱلدِّينِ ﴿١٨﴾

82:18 Edhe njëherë: Kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Dita e Gjykimit?

يَوْمَ لَا تَمْلِكُ نَفْسٌ لِّنَفْسٍ شَيْـًٔا ۖ وَٱلْأَمْرُ يَوْمَئِذٍ لِّلَّهِ ﴿١٩﴾

82:19 Ajo është Dita, kur askush nuk do të ketë fuqi për të bërë gjë për ndonjë tjetër dhe, kur pushteti do të jetë vetëm i Allahut.

Provo veten

Provo veten →

Hear Surah Al-Infitar from all 90 reciters →