بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ
وَيْلٌ لِّلْمُطَفِّفِينَ ﴿١﴾
83:1 Mjerë për ata që hanë në peshë (dhe matje),
ٱلَّذِينَ إِذَا ٱكْتَالُوا۟ عَلَى ٱلنَّاسِ يَسْتَوْفُونَ ﴿٢﴾
83:2 që, kur masin për veten, e marrin masën të plotë,
وَإِذَا كَالُوهُمْ أَو وَّزَنُوهُمْ يُخْسِرُونَ ﴿٣﴾
83:3 ndërsa, kur u masin të tjerëve me litër ose me kandar, ua pakësojnë.
أَلَا يَظُنُّ أُو۟لَـٰٓئِكَ أَنَّهُم مَّبْعُوثُونَ ﴿٤﴾
83:4 A nuk mendojnë ata se do të ringjallen
لِيَوْمٍ عَظِيمٍ ﴿٥﴾
83:5 në një Ditë të madhe,
يَوْمَ يَقُومُ ٱلنَّاسُ لِرَبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ ﴿٦﴾
83:6 Ditën, kur të gjithë njerëzit do të dalin para Zotit të botëve?!
كَلَّآ إِنَّ كِتَـٰبَ ٱلْفُجَّارِ لَفِى سِجِّينٍ ﴿٧﴾
83:7 Sigurisht (që do të ringjallen), dhe Libri i punëmbrapshtëve do të jetë në Sixh-xhîn!
وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا سِجِّينٌ ﴿٨﴾
83:8 E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Sixh-xhîn?!
كِتَـٰبٌ مَّرْقُومٌ ﴿٩﴾
83:9 Është një libër i shkruar!
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ ﴿١٠﴾
83:10 Mjerë mohuesit atë ditë,
ٱلَّذِينَ يُكَذِّبُونَ بِيَوْمِ ٱلدِّينِ ﴿١١﴾
83:11 të cilët mohuan Ditën e Gjykimit!
وَمَا يُكَذِّبُ بِهِۦٓ إِلَّا كُلُّ مُعْتَدٍ أَثِيمٍ ﴿١٢﴾
83:12 Askush nuk e mohon atë, përveç gjynahqarëve që shkelin çdo kufi
إِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِ ءَايَـٰتُنَا قَالَ أَسَـٰطِيرُ ٱلْأَوَّلِينَ ﴿١٣﴾
83:13 e të cilët, kur u lexohen shpalljet Tona, thonë: “Këto janë përralla të popujve të lashtë!”
كَلَّا ۖ بَلْ ۜ رَانَ عَلَىٰ قُلُوبِهِم مَّا كَانُوا۟ يَكْسِبُونَ ﴿١٤﴾
83:14 Nuk është ashtu! Por veprat e tyre (të këqija) ua kanë mbuluar zemrat.
كَلَّآ إِنَّهُمْ عَن رَّبِّهِمْ يَوْمَئِذٍ لَّمَحْجُوبُونَ ﴿١٥﴾
83:15 Nuk është ashtu! Në të vërtetë, atë ditë një vel do t’i pengojë ata që të shohin Zotin e tyre,
ثُمَّ إِنَّهُمْ لَصَالُوا۟ ٱلْجَحِيمِ ﴿١٦﴾
83:16 pastaj, me siguri, do të hyjnë në Zjarrin e Xhehenemit
ثُمَّ يُقَالُ هَـٰذَا ٱلَّذِى كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ ﴿١٧﴾
83:17 e do t’u thuhet: “Ja, kjo është ajo që e quanit të gënjeshtërt!”
كَلَّآ إِنَّ كِتَـٰبَ ٱلْأَبْرَارِ لَفِى عِلِّيِّينَ ﴿١٨﴾
83:18 Ndërsa Libri i punëdrejtëve me siguri që do të jetë në Il-lijûn.
وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا عِلِّيُّونَ ﴿١٩﴾
83:19 E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Il-lijjûn?
كِتَـٰبٌ مَّرْقُومٌ ﴿٢٠﴾
83:20 Është një libër i shkruar!
يَشْهَدُهُ ٱلْمُقَرَّبُونَ ﴿٢١﴾
83:21 Atë e dëshmojnë të afërmit (e Allahut).
إِنَّ ٱلْأَبْرَارَ لَفِى نَعِيمٍ ﴿٢٢﴾
83:22 Me të vërtetë, punëdrejtët do të gjenden në Xhenet,
عَلَى ٱلْأَرَآئِكِ يَنظُرُونَ ﴿٢٣﴾
83:23 duke shikuar nga divanet.
تَعْرِفُ فِى وُجُوهِهِمْ نَضْرَةَ ٱلنَّعِيمِ ﴿٢٤﴾
83:24 Në fytyrat e tyre do të njohësh shkëlqimin e Lumturisë.
يُسْقَوْنَ مِن رَّحِيقٍ مَّخْتُومٍ ﴿٢٥﴾
83:25 Atyre do t’u jepet të pinë musht të pastër të ruajtur mirë,
خِتَـٰمُهُۥ مِسْكٌ ۚ وَفِى ذَٰلِكَ فَلْيَتَنَافَسِ ٱلْمُتَنَـٰفِسُونَ ﴿٢٦﴾
83:26 fundi i të cilit është myshku. Për këtë, le të përpiqen ata që përpiqen.
وَمِزَاجُهُۥ مِن تَسْنِيمٍ ﴿٢٧﴾
83:27 Dhe ai (musht) do të përzihet me ujin e Tesnimit,
عَيْنًا يَشْرَبُ بِهَا ٱلْمُقَرَّبُونَ ﴿٢٨﴾
83:28 nga burimi i të cilit do të pinë më të afërmit (e Allahut).
إِنَّ ٱلَّذِينَ أَجْرَمُوا۟ كَانُوا۟ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ يَضْحَكُونَ ﴿٢٩﴾
83:29 Vërtet, keqbërësit qeshnin me ata që besonin,
وَإِذَا مَرُّوا۟ بِهِمْ يَتَغَامَزُونَ ﴿٣٠﴾
83:30 duke ia shkelur syrin njëri-tjetrit, sa herë që ata kalonin pranë tyre.
وَإِذَا ٱنقَلَبُوٓا۟ إِلَىٰٓ أَهْلِهِمُ ٱنقَلَبُوا۟ فَكِهِينَ ﴿٣١﴾
83:31 Kur ktheheshin te njerëzit e vet, ata talleshin (me besimtarët)
وَإِذَا رَأَوْهُمْ قَالُوٓا۟ إِنَّ هَـٰٓؤُلَآءِ لَضَآلُّونَ ﴿٣٢﴾
83:32 dhe, kur i shihnin ata, thoshin: “Këta janë të humbur”,
وَمَآ أُرْسِلُوا۟ عَلَيْهِمْ حَـٰفِظِينَ ﴿٣٣﴾
83:33 ndonëse nuk qenë dërguar për kujdestarë të tyre.
فَٱلْيَوْمَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مِنَ ٱلْكُفَّارِ يَضْحَكُونَ ﴿٣٤﴾
83:34 Por sot, ata që kanë besuar, do t’i përqeshin jobesimtarët,
عَلَى ٱلْأَرَآئِكِ يَنظُرُونَ ﴿٣٥﴾
83:35 e nga divanet e ngritura do t’i shikojnë.
هَلْ ثُوِّبَ ٱلْكُفَّارُ مَا كَانُوا۟ يَفْعَلُونَ ﴿٣٦﴾
83:36 A janë shpërblyer meritueshëm mohuesit për atë që kanë bërë?!