QuranQuiz bySALSABIL STUDIO
Open the appOpen app

سورة الليل

Sureja Al-Layl në shqip

21 ajete · sureja 92 nga 114

🌐 Translation: Shqip

Englishالعربية (بلا ترجمة)اردوBahasa IndonesiaBahasa MelayuTürkçeFrançaisDeutschEspañolPortuguêsItalianoNederlandsРусскийفارسیবাংলাहिन्दीSoomaaliKiswahiliHausaShqipBosanskiAzərbaycancaOʻzbekcha中文日本語한국어ภาษาไทยTiếng ViệtTagalogپښتوPolskiSvenskaNorskSuomiČeštinaRomânăБългарскиУкраїнськаעבריתதமிழ்മലയാളംతెలుగుमराठीગુજરાતીनेपालीසිංහලঅসমীয়াسنڌيدریKurdîދިވެހިئۇيغۇرچەአማርኛAfaan OromooYorùbáKinyarwandaBamanankanChiyaoTamaziɣtMëranawТоҷикӣҚазақшаТатарчаភាសាខ្មែរEnglish (Abdel Haleem)

Përkthimi: Hasan Efendi Nahi

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

وَٱلَّيْلِ إِذَا يَغْشَىٰ ﴿١﴾

92:1 Për natën që mbulon (me terr),

وَٱلنَّهَارِ إِذَا تَجَلَّىٰ ﴿٢﴾

92:2 për ditën që agon

وَمَا خَلَقَ ٱلذَّكَرَ وَٱلْأُنثَىٰٓ ﴿٣﴾

92:3 dhe për Atë që ka krijuar mashkullin dhe femrën!

إِنَّ سَعْيَكُمْ لَشَتَّىٰ ﴿٤﴾

92:4 Vërtet, veprat tuaja janë të ndryshme.

فَأَمَّا مَنْ أَعْطَىٰ وَٱتَّقَىٰ ﴿٥﴾

92:5 Sa për atë që jep (për hir të Allahut), ka frikë (nga Ai)

وَصَدَّقَ بِٱلْحُسْنَىٰ ﴿٦﴾

92:6 dhe dëshmon për vërtetësinë e më të bukurës (besimit),

فَسَنُيَسِّرُهُۥ لِلْيُسْرَىٰ ﴿٧﴾

92:7 Ne do t’ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit.

وَأَمَّا مَنۢ بَخِلَ وَٱسْتَغْنَىٰ ﴿٨﴾

92:8 Kurse atij që është koprrac, ndihet i vetëmjaftueshëm,

وَكَذَّبَ بِٱلْحُسْنَىٰ ﴿٩﴾

92:9 dhe e quan gënjeshtër më të bukurën (besimin),

فَسَنُيَسِّرُهُۥ لِلْعُسْرَىٰ ﴿١٠﴾

92:10 Ne do t’ia lehtësojmë rrugën drejt dënimit,

وَمَا يُغْنِى عَنْهُ مَالُهُۥٓ إِذَا تَرَدَّىٰٓ ﴿١١﴾

92:11 e, kur të hidhet (në zjarr), pasuria e tij nuk do t’i bëjë dobi.

إِنَّ عَلَيْنَا لَلْهُدَىٰ ﴿١٢﴾

92:12 Neve na përket që t’ua tregojmë rrugën e drejtë,

وَإِنَّ لَنَا لَلْـَٔاخِرَةَ وَٱلْأُولَىٰ ﴿١٣﴾

92:13 dhe, me të vërtetë, e Jona është ajo botë dhe kjo botë!

فَأَنذَرْتُكُمْ نَارًا تَلَظَّىٰ ﴿١٤﴾

92:14 Prandaj Unë ju kam tërhequr vërejtjen me një zjarr që flakëron,

لَا يَصْلَىٰهَآ إِلَّا ٱلْأَشْقَى ﴿١٥﴾

92:15 ku do të hidhet vetëm më i keqi,

ٱلَّذِى كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ ﴿١٦﴾

92:16 që ka mohuar dhe është larguar nga besimi.

وَسَيُجَنَّبُهَا ٱلْأَتْقَى ﴿١٧﴾

92:17 E do të mbahet larg tij (zjarrit) më i devotshmi (që ruhet nga gjynahet),

ٱلَّذِى يُؤْتِى مَالَهُۥ يَتَزَكَّىٰ ﴿١٨﴾

92:18 që e jep pasurinë e tij, duke pastruar veten

وَمَا لِأَحَدٍ عِندَهُۥ مِن نِّعْمَةٍ تُجْزَىٰٓ ﴿١٩﴾

92:19 dhe duke mos pritur shpërblim prej dikujt tjetër për këtë,

إِلَّا ٱبْتِغَآءَ وَجْهِ رَبِّهِ ٱلْأَعْلَىٰ ﴿٢٠﴾

92:20 por vetëm për të kërkuar Fytyrën (kënaqësinë) e Zotit të tij, më të Lartit.

وَلَسَوْفَ يَرْضَىٰ ﴿٢١﴾

92:21 Dhe ai, me siguri, do të jetë i kënaqur!

Provo veten

Provo veten →

Hear Surah Al-Layl from all 90 reciters →