QuranQuiz bySALSABIL STUDIO
Open the appOpen app

سورة الشمس

Sureja Ash-Shams në shqip

15 ajete · sureja 91 nga 114

🌐 Translation: Shqip

Englishالعربية (بلا ترجمة)اردوBahasa IndonesiaBahasa MelayuTürkçeFrançaisDeutschEspañolPortuguêsItalianoNederlandsРусскийفارسیবাংলাहिन्दीSoomaaliKiswahiliHausaShqipBosanskiAzərbaycancaOʻzbekcha中文日本語한국어ภาษาไทยTiếng ViệtTagalogپښتوPolskiSvenskaNorskSuomiČeštinaRomânăБългарскиУкраїнськаעבריתதமிழ்മലയാളംతెలుగుमराठीગુજરાતીनेपालीසිංහලঅসমীয়াسنڌيدریKurdîދިވެހިئۇيغۇرچەአማርኛAfaan OromooYorùbáKinyarwandaBamanankanChiyaoTamaziɣtMëranawТоҷикӣҚазақшаТатарчаភាសាខ្មែរEnglish (Abdel Haleem)

Përkthimi: Hasan Efendi Nahi

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

وَٱلشَّمْسِ وَضُحَىٰهَا ﴿١﴾

91:1 Për Diellin dhe shkëlqimin e tij

وَٱلْقَمَرِ إِذَا تَلَىٰهَا ﴿٢﴾

91:2 dhe për Hënën që e përcjell atë!

وَٱلنَّهَارِ إِذَا جَلَّىٰهَا ﴿٣﴾

91:3 Për ditën që ia zbulon shkëlqimin atij (diellit)

وَٱلَّيْلِ إِذَا يَغْشَىٰهَا ﴿٤﴾

91:4 dhe për natën kur e mbulon atë!

وَٱلسَّمَآءِ وَمَا بَنَىٰهَا ﴿٥﴾

91:5 Për qiellin dhe për Atë që e ka ndërtuar!

وَٱلْأَرْضِ وَمَا طَحَىٰهَا ﴿٦﴾

91:6 Për Tokën dhe për Atë që e ka shtruar!

وَنَفْسٍ وَمَا سَوَّىٰهَا ﴿٧﴾

91:7 Për shpirtin dhe për Atë që e ka përsosur,

فَأَلْهَمَهَا فُجُورَهَا وَتَقْوَىٰهَا ﴿٨﴾

91:8 duke ia bërë të njohur atij të keqen e të mirën!

قَدْ أَفْلَحَ مَن زَكَّىٰهَا ﴿٩﴾

91:9 Vërtet, kushdo që e pastron shpirtin, do të shpëtojë,

وَقَدْ خَابَ مَن دَسَّىٰهَا ﴿١٠﴾

91:10 ndërsa kushdo që e shtyp atë (me punë të këqija), do të dështojë.

كَذَّبَتْ ثَمُودُ بِطَغْوَىٰهَآ ﴿١١﴾

91:11 Fisi i Themudit, nga shfrenimi i vet - përgënjeshtroi;

إِذِ ٱنۢبَعَثَ أَشْقَىٰهَا ﴿١٢﴾

91:12 kur u ngrit më i keqi i tij (për të therur devenë).

فَقَالَ لَهُمْ رَسُولُ ٱللَّهِ نَاقَةَ ٱللَّهِ وَسُقْيَـٰهَا ﴿١٣﴾

91:13 I dërguari i Allahut (Salihu), u tha atyre: “Kjo është deveja e Allahut! Lëreni atë të pijë pjesën e vet!”

فَكَذَّبُوهُ فَعَقَرُوهَا فَدَمْدَمَ عَلَيْهِمْ رَبُّهُم بِذَنۢبِهِمْ فَسَوَّىٰهَا ﴿١٤﴾

91:14 Por ata nuk i besuan atij dhe e therën atë. Prandaj Zoti i tyre i shkatërroi të gjithë për gjynahet e tyre, nga i pari tek i fundit,

وَلَا يَخَافُ عُقْبَـٰهَا ﴿١٥﴾

91:15 pa pasur frikë prej pasojave të kësaj.

Provo veten

Provo veten →

Hear Surah Ash-Shams from all 90 reciters →