QuranQuiz bySALSABIL STUDIO
Open the appOpen app

سورة البلد

Sureja Al-Balad në shqip

20 ajete · sureja 90 nga 114

🌐 Translation: Shqip

Englishالعربية (بلا ترجمة)اردوBahasa IndonesiaBahasa MelayuTürkçeFrançaisDeutschEspañolPortuguêsItalianoNederlandsРусскийفارسیবাংলাहिन्दीSoomaaliKiswahiliHausaShqipBosanskiAzərbaycancaOʻzbekcha中文日本語한국어ภาษาไทยTiếng ViệtTagalogپښتوPolskiSvenskaNorskSuomiČeštinaRomânăБългарскиУкраїнськаעבריתதமிழ்മലയാളംతెలుగుमराठीગુજરાતીनेपालीසිංහලঅসমীয়াسنڌيدریKurdîދިވެހިئۇيغۇرچەአማርኛAfaan OromooYorùbáKinyarwandaBamanankanChiyaoTamaziɣtMëranawТоҷикӣҚазақшаТатарчаភាសាខ្មែរEnglish (Abdel Haleem)

Përkthimi: Hasan Efendi Nahi

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

لَآ أُقْسِمُ بِهَـٰذَا ٱلْبَلَدِ ﴿١﴾

90:1 Betohem për këtë vend,

وَأَنتَ حِلٌّۢ بِهَـٰذَا ٱلْبَلَدِ ﴿٢﴾

90:2 në të cilin ti je i lirë (o Muhamed),

وَوَالِدٍ وَمَا وَلَدَ ﴿٣﴾

90:3 dhe për atë që lind e për atë që është i lindur,

لَقَدْ خَلَقْنَا ٱلْإِنسَـٰنَ فِى كَبَدٍ ﴿٤﴾

90:4 se, në të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun për të luftuar në vështirësi!

أَيَحْسَبُ أَن لَّن يَقْدِرَ عَلَيْهِ أَحَدٌ ﴿٥﴾

90:5 A mendon ai se askush nuk ka pushtet mbi atë?

يَقُولُ أَهْلَكْتُ مَالًا لُّبَدًا ﴿٦﴾

90:6 Ai thotë: “Kam shpenzuar pasuri të pamasë!”

أَيَحْسَبُ أَن لَّمْ يَرَهُۥٓ أَحَدٌ ﴿٧﴾

90:7 Vallë, a mendon ai se nuk e ka parë askush?

أَلَمْ نَجْعَل لَّهُۥ عَيْنَيْنِ ﴿٨﴾

90:8 A nuk i kemi dhënë Ne atij dy sy,

وَلِسَانًا وَشَفَتَيْنِ ﴿٩﴾

90:9 edhe gjuhë, edhe dy buzë,

وَهَدَيْنَـٰهُ ٱلنَّجْدَيْنِ ﴿١٠﴾

90:10 dhe ia kemi bërë të qarta të dyja rrugët?

فَلَا ٱقْتَحَمَ ٱلْعَقَبَةَ ﴿١١﴾

90:11 Atëherë, le të ndjekë rrugën e vështirë!

وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا ٱلْعَقَبَةُ ﴿١٢﴾

90:12 E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është rruga e vështirë?

فَكُّ رَقَبَةٍ ﴿١٣﴾

90:13 Ajo është të lirosh një skllav

أَوْ إِطْعَـٰمٌ فِى يَوْمٍ ذِى مَسْغَبَةٍ ﴿١٤﴾

90:14 ose të ushqesh në një ditë zie

يَتِيمًا ذَا مَقْرَبَةٍ ﴿١٥﴾

90:15 jetimin e afërm

أَوْ مِسْكِينًا ذَا مَتْرَبَةٍ ﴿١٦﴾

90:16 ose të varfrin e mjerë.

ثُمَّ كَانَ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَتَوَاصَوْا۟ بِٱلصَّبْرِ وَتَوَاصَوْا۟ بِٱلْمَرْحَمَةِ ﴿١٧﴾

90:17 Veç kësaj, (njeriu duhet) të jetë nga ata që besojnë, që e këshillojnë njëri-tjetrin për durim dhe e këshillojnë për mëshirë.

أُو۟لَـٰٓئِكَ أَصْحَـٰبُ ٱلْمَيْمَنَةِ ﴿١٨﴾

90:18 Këta janë njerëzit e krahut të djathtë.

وَٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِـَٔايَـٰتِنَا هُمْ أَصْحَـٰبُ ٱلْمَشْـَٔمَةِ ﴿١٩﴾

90:19 Ndërsa ata që i mohojnë shpalljet Tona, ata janë njerëzit e krahut të majtë.

عَلَيْهِمْ نَارٌ مُّؤْصَدَةٌۢ ﴿٢٠﴾

90:20 Mbi ata do të jetë zjarri i mbyllur.

Provo veten

Provo veten →

Hear Surah Al-Balad from all 90 reciters →