بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ
وَٱلضُّحَىٰ ﴿١﴾
93:1 Betohem në shkëlqimin e paradites
وَٱلَّيْلِ إِذَا سَجَىٰ ﴿٢﴾
93:2 dhe në natën kur erret e qetësohet,
مَا وَدَّعَكَ رَبُّكَ وَمَا قَلَىٰ ﴿٣﴾
93:3 se Zoti yt nuk të ka braktisur e as nuk të urren (o Muhamed)!
وَلَلْـَٔاخِرَةُ خَيْرٌ لَّكَ مِنَ ٱلْأُولَىٰ ﴿٤﴾
93:4 Natyrisht, jeta e ardhshme për ty është më e mirë se kjo jetë,
وَلَسَوْفَ يُعْطِيكَ رَبُّكَ فَتَرْضَىٰٓ ﴿٥﴾
93:5 e, sigurisht që Zoti yt do të të japë ty, sa të jesh i kënaqur.
أَلَمْ يَجِدْكَ يَتِيمًا فَـَٔاوَىٰ ﴿٦﴾
93:6 A nuk ishe jetim e Ai të dha strehë?
وَوَجَدَكَ ضَآلًّا فَهَدَىٰ ﴿٧﴾
93:7 A nuk të gjeti të paditur (për Islamin) e të udhëzoi?
وَوَجَدَكَ عَآئِلًا فَأَغْنَىٰ ﴿٨﴾
93:8 A nuk ishe nevojtar e të bëri të mos ia kesh nevojën askujt?
فَأَمَّا ٱلْيَتِيمَ فَلَا تَقْهَرْ ﴿٩﴾
93:9 Prandaj, mos e shtyp jetimin,
وَأَمَّا ٱلسَّآئِلَ فَلَا تَنْهَرْ ﴿١٠﴾
93:10 lypësin mos e shtyj me ashpërsi
وَأَمَّا بِنِعْمَةِ رَبِّكَ فَحَدِّثْ ﴿١١﴾
93:11 dhe shpalli dhuntitë e Zotit tënd!