بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ
أَلَمْ نَشْرَحْ لَكَ صَدْرَكَ ﴿١﴾
94:1 Vallë, a nuk ta hapëm ty (Muhamed) kraharorin (për të pranuar besimin)
وَوَضَعْنَا عَنكَ وِزْرَكَ ﴿٢﴾
94:2 dhe ta hoqëm barrën,
ٱلَّذِىٓ أَنقَضَ ظَهْرَكَ ﴿٣﴾
94:3 e cila ta rëndonte tepër kurrizin,
وَرَفَعْنَا لَكَ ذِكْرَكَ ﴿٤﴾
94:4 dhe ta ngritëm lart emrin?!
فَإِنَّ مَعَ ٱلْعُسْرِ يُسْرًا ﴿٥﴾
94:5 Me të vërtetë, pas vështirësisë - vjen lehtësimi!
إِنَّ مَعَ ٱلْعُسْرِ يُسْرًا ﴿٦﴾
94:6 Me të vërtetë, pas vështirësisë - vjen lehtësimi!
فَإِذَا فَرَغْتَ فَٱنصَبْ ﴿٧﴾
94:7 Prandaj, kur të çlirohesh (nga punët e ndryshme), përpiqu fort (në adhurim)
وَإِلَىٰ رَبِّكَ فَٱرْغَب ﴿٨﴾
94:8 dhe vetëm ndaj Zotit tënd përkushtohu!