بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ
وَٱلتِّينِ وَٱلزَّيْتُونِ ﴿١﴾
95:1 Për fikun dhe ullirin,
وَطُورِ سِينِينَ ﴿٢﴾
95:2 për malin e Sinait
وَهَـٰذَا ٱلْبَلَدِ ٱلْأَمِينِ ﴿٣﴾
95:3 dhe për këtë Qytet të sigurt (Mekën),
لَقَدْ خَلَقْنَا ٱلْإِنسَـٰنَ فِىٓ أَحْسَنِ تَقْوِيمٍ ﴿٤﴾
95:4 Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun në trajtën më të përkryer,
ثُمَّ رَدَدْنَـٰهُ أَسْفَلَ سَـٰفِلِينَ ﴿٥﴾
95:5 pastaj e çuam atë (kur nuk beson) në gjendjen më të ulët,
إِلَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ فَلَهُمْ أَجْرٌ غَيْرُ مَمْنُونٍ ﴿٦﴾
95:6 përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira: ata do të kenë shpërblime të pandërprera.
فَمَا يُكَذِّبُكَ بَعْدُ بِٱلدِّينِ ﴿٧﴾
95:7 Atëherë, çfarë të shtyn ty (o njeri), që ta mohosh Ditën e Kiametit?
أَلَيْسَ ٱللَّهُ بِأَحْكَمِ ٱلْحَـٰكِمِينَ ﴿٨﴾
95:8 A nuk është Allahu Gjykatësi më i drejtë?!